“Monstra”/ Sela: Zaev,  kryemashtruesi më i madh i vendit

“Monstra”/ Sela: Zaev, kryemashtruesi më i madh i vendit

BDI dhe LSDM janë njëlloj, pak a shumë, ata janë si binjak siamez. Kështu i ka quajtur partnerët e koalicionit në ekzekutivin e RMV, lideri i opozitës shqiptare, Ziadin Sela në emisionin “Politica” në Tv Globi.

“Të dy palët janë pratnerë të qeverisë. Ky tjetri (Zaevi) është kryemashtruesi i vendit. Fjala e tij në opinion nuk është dosido për qytetarët, mendoj se çdo kush i ka të freskëta fjalët e tij në ato press konferenca për të vërtetën e tmerrshme për “Monstrën”. Pastaj, sot e shohim tek luan politikisht përsëri në kurriz të disa familjeve të cilat i vaujnë pasojat qoftë të atyre familjeve të atyre të rinjëve që u vranë, qoftë të atyre familjarëve që ndoshta padrejtësisht shetiten gjyqeve e i rigjykojnë dhe na shtojnë dliemat mbi drejtësinë”, tha Sela, kryetar i ASH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *