“Monstra”: Zyrtar i lartë i VMRO-së ka dhënë urdhër për t`u vrarë djemtë. Vendi i krimit është diku tjetër?!

“Monstra”: Zyrtar i lartë i VMRO-së ka dhënë urdhër për t`u vrarë djemtë. Vendi i krimit është diku tjetër?!

11110982_363641847165172_4477979606883667714_n“Monstra”: Zyrtar i lartë i VMRO-së ka dhënë urdhër për t`u vrarë djemtë. Vendi i krimit është diku tjetër?!

Portali Ohridsky zbardh detaje të reja mbi rastin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Nuk është hera e parë që ky portal ka zbardhur skandale të kësaj qeverie. Sipas Ohridsky, një funksioner i lartë i VMRO-DPMNE-së është i përfshirë direkt në këtë rast, duke dhënë urdhër për likuidimin e të rinjve. Ohridsky bën të ditur se ka informacione për gjithë rrjedhën e këtij rasti tragjik dhe se nëse Zaerv dhe LSDM nuk do të publikojë të gjitha materialet, atëherë këtë të vërtetë do ta zbardhë Ohridsky.
Portali Vatra me autorizim të këtij portali iu sjell të plotë shkrimin e përkthyer nga rasti në fjalë.
“Në intervistën për gazetën gjermane “Di Cajt”, lideri i LSDM-së Zaev thotë se e vërteta me rastin e “Liqenit të Smillkovës” mund të shkaktojë përplasje në Maqedoni. Zaevi ka të drejtë, në rastin “ Liqeni i Smillkovës” ose siç e quajti MPB-ja “ Monstra”, të akuzuarit nuk kanë pikë prekëse me rastin penal të kryer. Ohridsky e din të gjithë të vërtetën për gjithë këtë rast, shumë më herët se LSDM-ja, më konkretisht para dhe pas rastit tragjik, i cili e mbuloi Maqedoninë në zi. Nuk bëhet aspak fjalë për grup terrorist, por ajo që ne arritëm ta mësojmë menjëherë pas rastit, në rastin “Monstra” ekziston porositës për likuidim të të rinjve, përderisa roja i vrarë në Liqenin e Smillkovës është vetëm dëm kolateral i momentit kur djemtë janë sjellë në atë lokacion dhe ka qënë dëshmitar, prandaj është dashur që edhe ai të likuidohet. Por do të presim edhe në për shpalljen tonë për rastin “Liqeni i Smillkovës”. Shpalljen do ta bëjmë në periudhë të shpejtë nëse LSDM_ja dhe Zaevi nuk e publikon të gjithë rastin tragjik, ku është i përfshirë funksioner i lartë i VMRO-DPMNE-së nga eshaloni i parë, i cili është edhe porositës i vrasjes për të fshehur kapriço të caktuara të disa anëtarëve të familjes së tij”- shkruan Ohridsky.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *