Kompania “Monetengro” dhuroi pako me produkte ushqimore dhe produkte higjiene, të destinuara për 200 familje me rrezik social nga Gostivari. “Montenegro” po e organizon këtë aksion humanitar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Gostivarit, vullnetarët e të cilit do t’i shpërndajnë paketat në shtëpitë e familjeve me rrezik social.
“Montenegro po vazhdon strategjinë e vet në kontinuitet të punojë me komunitetin në të cilin operon, duke riafirmuar rolin e përgjegjësisë sociale. Situata me koronavirusin e ka përkeqësuar edhe më tej jetën e përditshme të familjeve me probleme sociale në komunën tonë. Festat po afrohen, gjëja më e rëndësishme është të ndihmojmë njëri-tjetrin tani dhe së bashku ta kapërcjemë këtë pandemi”, thonë nga “Montenegro”.
Kompania njofton se do të vazhdojnë me aksione humanitare, dhe do të ndihmojë aty ku do të jetë më e nevojshme.