Mosmbajtja e maskës, 40 të dënuar në Gostivar brenda 24 orëve

Mosmbajtja e maskës, 40 të dënuar në Gostivar brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (07.02.2021/08.02.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 72 persona (TE-32 GV-40), janë përgaditur urdhëra pagese për kundërvajtje, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë.

Në këtë periudhë nga Inspektorati Shtetrorë Sanitar dhe Shëndetësorë në rajonin e Tetovës-Gostivarit për 21 persona (TE) dhe 9 personave (GV) janë përgaditur vendime të reja për izolim dhe janë kryer kontrolle ndaj 375 persona (TE-261 dhe GV-114) me vendime të tilla dhe nuk u konstatua asnjë mosrespektim i vendimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *