“Most” numëron përparësitë: Pse duhet të kemi lista të hapura zgjedhore në Maqedoni

“Most” numëron përparësitë: Pse duhet të kemi lista të hapura zgjedhore në Maqedoni

Organizata joqeveritare “Most” e cila më shumë se 13 vjet i ndjekë zgjedhjet në vend ofron lista të hapura, ligjërisht të zgjidhet problemi i jotransparencës  në financimin e fushatave për partitë politike, dhe ndalesë për mediumet që janë donues të kampanjave politike.

Në dokumentin e punës me rekomandime të cilin e promovon sot, “Most” rekomandon:

  • Të rishikohen mundësitë për zbatimin e modelit me lista të hapura, ku përveç subjektit politik do të mundet të votohet edhe për kandidatët e listave.

Sistemi proporcional i zgjedhjeve me lista të hapura, qytetarëve u jep mundësi që përveç votës të cilën e japin për partitë politike gjithashtu të votojnë edhe për kandidatët e listave në atë parti. Me këtë, qytetarët munden drejtpërdrejtë të ndikojnë në zgjedhjen e kandidatëve në listat e ofruara nga partitë politike.

-Kombinim i përfitimeve të shumicës dhe të sistemit proporcional zgjedhor.

-Kandidatët do të jenë më të motivuar në plotësimin e premtimeve ndaj qytetarëve.

-Të caktohet saktë se kush do të mbajë përgjegjësi.

-Të kandidojnë kandidatë më kualitativë nga të gjitha sferat e shoqërisë.

-Zmadhim i pjesëmarrjes dhe zmadhim i numrit të votave në të cilën partitë mund t’i fitojnë.

Votimi jashtë vendit

  • Të rishikohet mënyra e propozimit të kandidatëve të KSHZ-së, duke e pasur parasysh se ajo ka ndikim negativ në punën dhe vendimet e sjellura nga ky organ.
    “MOST” shpreson që përfundimisht do të ndërtohet sistem i fuqishëm i cili do të jetë në interes të institucioneve, procesit dhe qytetarëve.
  • Të qartësohen dispozitat ne Kodin zgjedhor në lidhje me anëtarët e KSHZ-së.
  • Të eliminohet mundësia që anëtarët e organeve zgjedhore të votojnë përmbajtur.Lista e votuesve
  • Të kryhet vërtetim detal në fushën e të dhënave të Listës zgjedhore, në përputhshmëri me përfundimet e Grupit punues për vërtetimin e Listës zgjedhore.
  • Të rishikohen zgjidhjet alternative për përditësimin dhe udhëheqjen e Listës zgjedhore, ashtu si p.sh. regjistrim aktiv të votuesve.
  • Të rishikohet mundësia që Lista zgjedhore të jetë me e arritshme gjerë te masa, në mënyrë të përshtatshme të ruhen të dhënat private të qytetarëve.
  • KSHZ duhet t’i kalojë sfidat administrative dhe teknike, dhe të paraqesë informata të përgjithshme për rezultatet prej inspektimit publik në Listën zgjedhore.

Fushata zgjedhore

Financimi i fushatës zgjedhore

  • Të parashihet afati në të cilin do të bllokohen llogaritë bankare për financimin e kampanjave zgjedhore, për atë se mosekzistimi i një afatit të tillë mund të nxjerrë probleme gjatë revizionit të raporteve financiare.
  • Të rishikohet mundësia që mediat të dhurojnë donacione për partitë politike nëpërmjet mundësisë për lirim në reklamat me pagesë politike, për atë në këtë reduktohet e drejta e pjesëmarrësve në procesin e qasjes së barabartë në reklamat me pagesë politike.
  • Të futet një dispozitë e cila do t’i sheh që mallrat dhe shërbimet të cilat faturohen, ndërkaq deri në ditën e paraqitjes së raportit financiar final nuk janë të paguara, do të llogariten si donacione.

Mbrojtja e të drejtës

  • Procedura për vendim pas ankesave duhet të përmbajë standarde të qarta të cilat e paraqesin thelbin e zgjedhjes së ankesave.
  • Të kthehen dispozitat në nenet 159-161 prej Kodit penal të cilat parashohin se përpjekja për të kryer vepër penale kundër zgjedhjeve dhe votimeve është e dënueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *