Mot i vranët, në disa vende me reshje të borës

Mot i vranët, në disa vende me reshje të borës

Moti në mëngjes është i vranët me reshje të cilat në pjesët veriore të vendit kanë kaluar në borë, ndërsa në jug ende janë kryesisht të shiut.

Gjatë natës kishte erë, ndërsa në mëngjes erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Moti do do të jetë me vranësira, i ftohtë dhe erë si dhe reshje të borës. Reshje më të mëdha priten në pjesët lindore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar veriore.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 0 deri në 5 gradë.

Në Gostivar moti do të jetë i vranët me borë të kohëpaskohshme dhe me erëmesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 1 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *