Moti në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla, ndërsa në pjesët veriore do të ketë kushte për shi të izoluar afatshkurtë në orët e pasdites.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi. Temperatura e mëngjesit do të lëvizpë prej 10 deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 31 gradë Celsius. Në Gostivar mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të dobëta, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 36 gradë Celsius. UV ­ indeksi do të jetë 7. Gjatë ditëve të ardhshme, respektivisht deri në fund të javës do të vazhdojë periudha e motit me diell dhe shumë të ngrohtë. Temperaturat ditore do të shënojnë edhe një rritje të vogël, më nxehtë pritet të jetë të shtunën ku temperaturat do të arrijnë mes 32 dhe 38 gradë Celsius.

Edhe gjatë ditëve në vijim UV indeksi do të jetë 7. Ndryshime të motit priten të dielën në orët e pasdites ku do të ketë vranësira më të mëdha, si dhe paraqitje të shiut lokal, ndërsa temperaturat dukshëm do të ulen nga e hëna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *