Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët juglindore. Në orët e pasdites do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për shi të izoluar afatshkurtë dhe bubullima të rralla, posaçërisht më shumë kushte do të ketë në pjesët perëndimore malore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri 19 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 38 gradë Celsius.

Në Gostivar mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të dobëta dhe erë të dobët verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 19 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 36 gradë Celsius. UV ­ indeksi do të jetë 7.

Në rajonin e Ohrit dhe Prespës do të ketë rritje të vranësirave, i mundur është edhe shi afatshkurt me bubullima të rralla. Në rajonin e Dojranit moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të mesme. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 37 gradë.

Vazhdon periudha e motit të nxehtë për këtë periudhë të vitit. Ndryshime të motit tani për tani pritet të dielën ku do të ketë ulje pak më të madhe të temperaturës, rritje të vranësirave dhe rreshje lokale të shiut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *