Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut të cilat vende­vende veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore përsëri do të jenë të vërshueshme dhe të shoqëruara me vetëtima dhe me erë të përforcuar, ndërsa pritet gjatë ditës së nesërme të bien mbi 30 litra në një metër katror.

Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare përkohësisht e përforcuar juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 19, ndërsa e ditës prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Në Gostivar moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, përkohësisht intensiteti do të përforcohet, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare e përforcuar nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të ulet në 17, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 20 gradë Celsius. Më pas pason periudhë e stabilizimit të motit dhe ngrohje graduale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *