Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me shi të përkohshëm më tepër në pjesët jugore dhe lindore. Do të fryjë edhe erë e dobët në jug me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 26 gradë Celsius.

Në Gostivar moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për paraqitje të shiut të dobët të përkohshëm dhe me erë të dobët veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 24 gradë Celsius.

Prej të shtunën vijon periudha e motit me diell me vranësirë lokale të vogël deri në mesatare dhe rritje graduale të temepraturës së ditës. Temperatura minimale në ditët e ardhshme do të jetë në rënie, më freskët do të jetë të dielën dhe të hënën në mëngjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *