Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi lindor dhe verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të ulet prej 11 deri 18, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri 35 gradë Celsius.

Në Gostivar moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me temperaturë të mëngjesit deri 17 dhe atë ditore deri 34 gradë Celsius.

Sipas meteo­alarmit të vendosur nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, këto temperatura e definojnë fazën e verdhë të territorit në tërë vendin. Mot me diell dhe i ngrohtë do të ketë edhe të shtunën, ndërsa të dielën pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me të reshura lokale të shiut dhe bubullima.

Të reshura më të mëdha priten të dielën gjatë natës dhe të hënën, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe veriore. Temperatura e ditës do të bie për shtatë deri 10 gradë Celsius në krahasim me sot. UV­indeksi deri të shtunën do të ketë vlerë 6.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *