MPB i publikon emrat e shteteve në të cilat vlen leja për vozitje e RM-së

MPB i publikon emrat e shteteve në të cilat vlen leja për vozitje e RM-së

MPB informon se me qëllim që t’u dilet në ndihmë qytetarëve të Maqedonisë, janë lidhur marrëveshje për pranim reciprok të lejeve për vozitje me Italinë, Spanjën, Serbinë dhe Malin e Zi.

“Përveç asaj, në bazë të Konventës së Vjenës për komunikacion rrugor (1968), njohje reciproke të lejeve për vozitje ka edhe me Bullgarinë, Kroacinë, Slloveninë, Rumaninë, Hungarinë,  Belgjikën dhe me Austrinë (kategoria B). Në rrjedha janë marrëveshjet për pranim të lejes për vozitje të RM-së edhe me Kosovën, Turqinë dhe Gjermaninë”, njofton MPB, njofton Portalb.mk

Gjithashtu, MPB, edhe shteteve të tjera të Evropës (32) u ka dërguar kërkesë për pranim reciprok të lejeve për vozitje në përputhje me Konventën e Vjenës, njofton Portalb.mk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *