Muftinia e Gostivarit edhe sivjet do të organizojë manifestimin kushtuar Ditëlindjes së profetit Muhamed

Muftinia e Gostivarit edhe sivjet do të organizojë manifestimin kushtuar Ditëlindjes së profetit Muhamed

Nxënëset e medresesë “Isa Beu”, paralelja e shtrirë e vajzave në Gostivar, sot në qendër të qytetit për kalimtarët e rastit kanë ndarë fletushka dhe ëmbëlsira me rastin e shënimit të ditëlindjes të Profetit Muhamed. Aktiviteti u zhvillua nën organizim të Rijasetit të BFI të RMV dhe Muftinisë së Gostivarit. Sumeja Limani, nxënëse në Medresen e Gostivarit, tha se ky është viti i 17 – të që Muftinia e Gostivarit organizon manifestim për ditëlindjen e Profetit Muhamed me moton “Mirë se erdhe o Resulallah”.

Sabahudin Zendeli nga Muftinia e Gostivarit bëri të ditur se sivjet për shkak të pandemisë dita e lindjes së profetit Muhamed do të shënohet ndryshe nga vitet e kaluara, me disa aktivitete simbolike, mesin e të cilëve, do të jenë edhe tre video që do të publikohen në media dhe rrjetet sociale, ku flitet mbi jetën dhe veprën e Profetit të fundit të njerzimit, Muhamedit a.s.

Manifestimi qendror, do të bëhet me një program modest në njërën nga xhamit e qytetit të Gostivarit ditën e Premte.

Ditëlindja e Muhamedit a.s. shënohet nën patronazhin e Reisul Ulemasë së BFI, H. Shaqir ef. Fetahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *