Muftinia e Gostivarit mbajti mbledhjen e rregullt të Kuvendit të saj

Muftinia e Gostivarit mbajti mbledhjen e rregullt të Kuvendit të saj

Muftinia e Gostivarit mbajti mbledhjen e rregullt të Kuvendit të saj me nëpunësit fetarë dhe me këshillat e xhamive, ku në prezencë të anëtarëve të Mexhlisit të xhemateve, bëri një informim të detajuar lidhur me aktivitetet e Muftinisë për vitin 2020. Në këtë takim me karakter informative, ku merte pjesë edhe një delegacion nga BFI e RMV-së me në kryer Reis Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Muftiu Sabahudin Zendeli i bëri prezantim programit të aktiviteteve të realizuara në kuadër të territorit të Muftinisë. Ai potencoi se si institucion fetar janë përpjekur në maksimum të realizojnë axhendën e aktiviteteve në vitin paraprak dhe se mbledhja e sotme shpalos edhe axhëndën e aktiviteteve për vitin 2021.

Muftiu Zendeli deklaroi se nga sot Muftinia ka filluar edhe përgaditjet për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kryetari i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili rreth dy dekada ka shërbyer Mufti në Muftininë e Gostivarit u shpreh i lumtur me organizimin e jetës fetare-islame që ka bërë ky institucion pas largimit të tij dhe shtoi se vazhdimisht do të jetë në mbështetje të çdo muftinie të vendit.

Kuvendi u zhvillua në ambientet e Medresesë së Gostivarit.

Në pjesën e fundit të programit, për Reisul Ulemanë u bënë ndarjet e dekoratave-pikturave nga Muftinia dhe Medreseja. U shpërndanë Kuranat Famëlartë për të gjitha mektebet e Xhamive si dhe Imsakijet e Muajit të Ramazan për vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *