MUFTINIA E GOSTIVARIT MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT TË KUVENDIT

MUFTINIA E GOSTIVARIT MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT TË KUVENDIT

Sot më datë 29.02.2020 (e shtunë), në ambientet e Medresesë së Gostivarit, Muftinia e BFI-Gostivar mbajti mbledhjen e rregullt me nëpunësit fetarë dhe me këshillat e xhamive, në prezencë mbi 150 anëtarë të Mexhlisit të xhemateve, me të vetmet pika të rendit të ditës: 1. Informim për aktivitetet e Muftinisë së BFI-Gostivar për vitin 2019. 2.Hapja e idesë për digjitalizim të finansave te çdo një xhamie. Hapja e mbledhjes filloi me lexim Kur’ani nga Hfz. Selim ef. Husejni.

Në këtë takim me karakter informativ dhe me sugjerime të ndryshme, Muftiu i bëri një prezantim programit të aktiviteteve të realizuara në kuadër të territorit të Muftinisë. Me këtë rast, Muftiu i Muftinisë së BFI-Gostivar Hfz. Shaqir ef. Fetahu në fjalën e tij të rastit potencoi faktin se Muftinia si institucion fetar është përpjekur në maksimum që realizojë atë që u parapa të bëhet gjatë vitit 2019 e që janë në shërbim të besimtarëve si çdoherë dhe dijnë të mbrojnë interesin e muslimanëve në përgjithësi.

Ai tha dhe bëri apel që çdo e mirë të kultivohet dhe tradita të vazhdojë në mbarëvajtjen e institucioneve fetaro-arsimore siç janë Medreseja dhe Fakulteti i Shkencave Islame, kuadrot e të cilave i kemi në role dhe pozicione të ndryshme në mbarë vendin. Më pas, referenti H. Sabahudin ef. Zendeli bëri prezantim në gjuhën turke.

Në vazhdim u prezantua edhe një dokumentar filmik me titull :”AKTIVITETET E MUFTINISË SË BFI-GOSTIVAR GJATË VITIT 2019″ për vitin që e lamë pas, ku ishin të përfshira shumica e aktiviteteve, dhe që la mbresa të veçanta tek të pranishmit. U bë edhe një prezantim për digjitalizimin e xhamive në aspektin softverik për të gjithë organizimin finansiar. Në fund, në shenjë respekti, për të gjithë të pranishmit, u shtrua edhe një drekë solemne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *