Muftinia e Gostivarit, nën patronazhin e kreut të BFI – së, hfz. Shaqir Fetahu, shënoi ditëlindjen e profetit Muhamed

Muftinia e Gostivarit, nën patronazhin e kreut të BFI – së, hfz. Shaqir Fetahu, shënoi ditëlindjen e profetit Muhamed

Në një atmosferë të këndshme dhe shpirtërore, Muftinia e Gostivarit kremtoi lindjen e më të fundit të Pejgamberëve dhe imamit të tyre, Muhammedit a.s. Në programin e përgatitur enkas për këtë rast, nën patronazhin e Kreut të BFI-së , h. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, dhe që u mbajt në xhaminë e Kadrit, morën pjesë një numër i madh i figurave relevante të organizmit të jetës fetare në vend dhe jashtë vendit. Programi që filloi përpara faljes së namazit të xhumasë u hap solemnisht nga Kori i Muftinisë së Gostivarit nën udhëheqjen e magjistër Eljesa Asanit, drejtor i Institutit të Hifzit dhe Bukurleximit të Kur’anit në Gostivar, në përbërje të kënduesve të dëshmuar nga vendi: Mevlan Kamberi, Bujamin Bajrami dhe hfz. Evzal Sinani.

Pas paraqitjes së korit, fjalën e mori kreu i BFI-së, Reisu’l Ulema, h. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, i cili foli për vlerën e madhe dhe të rëndësishme që ka kjo ditë e madhe. Pasi uroi besimtarët për këtë ditë të madhe, ndër të tjera theksoi se “lindja e Muhammedit a.s. është dita më e rëndësishme në historinë e njerëzimit” dhe tregoi se ndër dobitë e lindjes së Muhammedit a.s. që vërtetojnë rëndësinë e madhe të kësaj dite është edhe rikthimi i monoteizmit të pastër, përsosja e parimeve të larta të moralit për të cilat u lëvdua Muhammedit a.s. nga Zoti në Kur’an dhe zhdukja e dukurive negative me të cilat bota e zhvilluar lufton ende e këtë ditë, si racizmi e të ngjashme.

Pas fjalës së Reisu’l Ulemasë, moderatori i programit, z. Mallzim Zendeli, ftoi për fjalë përshëndetëse ligjeruesin e Xhamisë së Kadrit, prof. Xhemil Nesimi.

Në fund hfz Evzal Sinani lexoi disa ajete Kurani, pas të cilave u bë duaja përmbyllëse nga referenti për kulturë i Muftinisë së Gostivarit, prof. Sherif Deari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *