Muftinia e Gostivarit: Pesë kohët e namazit sugjerohet të falen nëpër shtëpi

Muftinia e Gostivarit: Pesë kohët e namazit sugjerohet të falen nëpër shtëpi

Bazuar në deklaratën e Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dhe Rijasetit të BFI në RMV, të gjithë nëpunësit fetarë dhe besimtarët njoftohen me sa vijon:

1. Dita e xhuma do të kryhet me të gjitha obligimet fetare islame në të gjitha xhamitë me një kohëzgjatje maksimum prej 20 minutash.

2. Vaktet tjera – pesë kohët e namazit sugjerohet që më tepër besimtarët të falen nëpër shtëpi në mënyrë individuale.

3. E gjithë kjo të bëhet pa ndonjë panikë duke patur kujdes për masat që i ka marrë Ministria e Shëndetësisë.

4. Të gjitha këto masa janë kujdes për mos përhapjen e sëmundjes e cila brengos opinionin e gjërë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *