Muftinia e Gostivarit priti në takim nxënës nga medreseja “Isa Beu” e Shkup

Muftinia e Gostivarit priti në takim nxënës nga medreseja “Isa Beu” e Shkup

Muftinia e Gostivarit ka pritur për vizitë një grup nxënësish nga Medreseja “Isa Beu” e Shkupit. Të shoqëruar nga profesori i tyre, Muharem Loki, ata u pritën nga muftiu Shaqir Fetahu me bashkëpunëtorët e tij. Para vizitës në muftini, nxënësit këtë të premte kanë mbajtur ligjerata nëpër xhamitë e Gostivarit, të cilën e kanë të paraparë në programin e tyre mësimorë si medresantë. Vizitën e nxënësve, muftiu Fetahu e ka cilësuar respekt të madh për Gostivarin, për çka ai i ka uruar ata për suksese të pafundme në të ardhmen.
Muftiu Fetahu ka premtuar se institucioni që ai drejton në Gostivar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë medresenë qendrore në Shkup.
Profesori Muharem Loki, tha se këto vizita i kanë të përjavshme në çdo qytet të Maqedonisë së Veriut.
Luftim Dehari nga Tetova, Mustafa Seferi nga Kërçova, Arben Emini nga Gostivari dhe Bean Baki nga qyteti i Shkupit, ishin mesin e nxënësve të cilët sot në xhamitë e Gostivarit zhvilluan ligjeratat e tyre.
Në fund të takimit, muftiu Fetahu nxënësve u ndau nga një kopje nga libri i tij i fundit, ndërsa premtoi që vizitat nga nxënësit e medresesë “Isa Beu” të Shkupit të jenë më të shpeshta në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *