Muftiu Fetahu: Do ta presim vendimin e Qeverisë për faljen e Bajramit në Xhami

Muftiu Fetahu: Do ta presim vendimin e Qeverisë për faljen e Bajramit në Xhami

Muftinia e Gostivarit është e përgatitur për faljen e namazit të Fitër Bajramit në Xhami. Kështu bëri të ditur Muftiu i Muftinisë së Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, i cili ka uruar Qeveria të sjellë vendim që namazi i Bajramit të falet në Xhami. Ai tha se të gjitha masat paraprake për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve janë ndërmarrë dhe siguroi se çdo rekomandim do të respektohet në përpikmëri.

“Ne si Muftini dhe Xhamitë tona, jemi gati që namazin e Fitër Bajramit ta falim bashkërisht në Xhamitë tona. Do ta presim vendimin e Qeverisë dhe nëse na lejohet do të ishim shumë krenarë. Siguroj se falja e namazit të Bajramit do të zhvillohej sipas të gjitha protokolleve që na rekomandohet”, tha muftiu Fetahu.

Qeveria pritet sot të sjellë vendim nëse do të ketë ose jo karantinë prej 58 orëve gjatë fundjavës, kur edhe festohet fetsa e Fitër Bajramit. Komisioni për sëmundje infektike ka dhënë propozim për të patur izolim të plotë nga e shtuna pasdite në ora 19 e deri në mëngjes në ora 5 të ditës së martë. Nga ana tjetër, BFI përmes një letre paralajmëroi qeverinë e RMV-së se nuk do të mund të vendoset ndalesë dhe se Bajrami do të falet në Xhami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *