Muftiu Fetahu pret në një takim Kryetarin e BFI të Sllovenisë, prof. Grabus

Muftiu Fetahu pret në një takim Kryetarin e BFI të Sllovenisë, prof. Grabus

Paraditën e sotme, përpara namazit të Xhumasë, Muftiu i Gostivarit hafiz Shaqir Fetahu ka pritur në një takim të përzemërt Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Sllovenisë, prof. Nexhat Grabusi, shoqëruar nga profesori universitar dhe ligjerues në Xhaminë e Sahatit prof. Musa Musai.

12170968_10206170069144839_15540988_oFillimisht, Myftiu i Gostivarit ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e tij për Myftiun Grabus, për angazhimin e tij dhe të Institucionit që drejton për kujdesin që kanë ndaj qytetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në Slloveni si dhe për organizmin e jetës fetare atje në Slloveni.

Nga ana e tij, Myftiu Nexhat Grabusi  ka vlerësuar lartë mikrpritjen e sotme në muftininë e Gostivarit një veti që e kishte njohur shumë më parë nga bashkëqytetarët tanë në Slloveni për të cilët ka drejtuar fjalë miradie për gjithë kontributin e dhënë në drejtim te ndërtimit të tempujve fetar dhe organizimit të jetës fetare islame jo vetëm në Slloveni por edhe më gjërë në Europë. Ai ka vlerësuar edhe marrëdhëniet e mira në mes të dy Muftinive dhe me këtë rast e ka ftuar Muftiun e Gostivarit të bëhet pjesë e solemnitetit të inaugurimit të Qendrës Islamike në Slloveni e cila ndodhet në ndërtim të sipër, e që pritet të drejtohet poashtu nga një bashkqytetar i yni në Slloveni, hafiz Shpend Fidani – imam në Xhaminë e Lubljanës.

12169974_10206170068904833_736502708_oBashkëbisedimi ka vijuar rreth temave që kanë të bëjnë me projektet e ndryshme të dy myftinive dhe nevojën e bashkëpunimeve të mëtejshme, në të mirë të komuniteteve. Vizitën e tij në Muftininë e Gostivarit, Kryetari i BFI të Sllovenisë prof. Nexhat Grabus, e ka përfunduar më ligjeratën e zhvilluar përpara xhematit të Xhamisë së Sahatit në Gostivar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *