Mundësi që produktet lokale të përfundojnë në marketet lokale

Mundësi që produktet lokale të përfundojnë në marketet lokale

Nëse keni mundësi si fremerë individual në kushte shtëpiake të prodhoni produkte mishi, qumshti ose ëmbëlsira, reçel, hajvar ose turshi, tani kur sezoni i tyre ka nisur, këtë mund ta bëni në mënyrë profesionale. Fermerët për të shitur produkte tradicionale në markete dhe tregje të gjelbërta, mund të konfirmojë sigurinë e tyre përmes një licence që merret nga Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari. Për mënyrën e regjistrimit dhe kushtet që duhet plotësuar, sot me fermerët e Gostivarit u zhvillua një punëtori nga ana e Agjencisë për zhvillim rural ekonomik dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Zv. drejtori i Agjencinoit për zhvillim rural, Borçe Petkovski thotë se produktet e këtilla që shiten nëpër tregje, janë ilegale. Me regjistrimin, do të ndihmohet edhe në eleminimin e ekonomisë gri.

“Qëllimi është që çdokush të hy në sistemin e sigurisë të ushqimit. Hapi i parë është, regjistrimi i prodhuesit primar i cili regjistrohet në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari. Me këtë, në një formë gjithçka vendoset në kontroll të sistemit dhe produkti i fermerit do të përfundon në market i deklaruar, do të dihet kush është prodhuesi, çfarë përmbajtje ka prodhimi dhe afati i konsumit. Gjithçka që sot shitet në tregjet e gjelbërta, është e palejueshme. Me rregulloret që ne i prezentojmë sot, jepen udhëzime dhe të gjitha produktet e prodhuara dhe që shiten, bëhen legale”, tha zv. drejtori i Agjencinoit për zhvillim rural, Borçe Petkovski.

Rregulloret e prezentuara të ashtuquajtura “Shitje nga pragu i shtëpisë”, vlejnë vetëm për prodhuesit e vegjël dhe jo për ata industrial.

“Ai që prodhon qumësht prej dhenve, ta prodhojë vetëm qumshtin e tij jo edhe të blejë qumësht prej dhenve. Nëse kultivoni produkte me origjinë bimore, patjetër vetë të jeni prodhues, pra nëse bëni hajvar, patjetër të keni tokën tuaj të mbjellur me speca, pasi për regjistrim ju kërkohet dëshmi se ju jeni prodhuesi primarë të specave dhe nuk i bleni ato. Për ata vjenë rregulla tjera dhe masa shumë më rigoroze”, deklaroi më tej zv. drejtori i Agjencinoit për zhvillim rural, Borçe Petkovski.

Rregullat e reja për prodhim dhe regjistrim, janë prezentuar edhe para fermerëve të vegjël të Komunës së Vrapçishtit, ndërsa nesër prezentim do të bëhet para atyre të Komunës së Mavrovë – Rostushës. Qëllimi final i masave të reja është të frenojnë konkurrencën e padrejtë dhe të rrisë fitimet e fermerëve të vegjël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *