Mungon edukata, gratë shqiptare vizitojnë gjinekologen vetëm kur janë tepër të sëmura!

Mungon edukata, gratë shqiptare vizitojnë gjinekologen vetëm kur janë tepër të sëmura!

Gratë dhe vajzat shqiptare nuk preferojnë t’a vizitojnë gjinekologen pa pasur dhimbje dhe sëmundje.
Sipas tyre gratë shqiptare më së tepërmi vizitojnë gjinekologun vetëm gjatë shtatëzanisë.
Por gjinekologët thonë se sëmundjet paraqiten edhe pas shtatzanive të cilët duhet me kohë të ndiqen.
“Vajzat e pamartuara thuajse asnjëher nuk vijn të konsultohen me gjinekologen.Takimin e parë me Ne, e realizon kur mbetet për herë të parë shtatëzane.Paramendoni ka vajza që bëhen 17 vjeçare dhe nuk kanë cikël menstrual.Mirëpo për këtë problem nënat dhe në përgjithësi prindërit kanë kulturë tepër të ulët”, ka deklaruar një gjinekolog nga Shkupi në kushte anonimiteti.
Sipas tyre çdo grua dhe vajzë duhet së paku 2 herë në vit të vizitoj gjinekologen për të ditur gjendjen shëndetësore.
Sipas rregullores së Fondit për Shëndetësi vajzat nga mosha 12 vjeçare duhet të antarsohen në ndonjë gjinekolog amë me qëllim që të ndjekin shëndetin e tyre. Kohën e ciklit menstrual, sëmundjet patologjike në qafën e mitrës dhe çregullimet tjera.
Fondi për Sigurim Shëndetësor për të parandaluar sëmundjet kancerogjene te gratë, sidomos në qafën e mitrës ju mundëson çdo pacienteje të antarësuar në gjinekolog amë që një herë në vit të realizon PAP-testin falas që ky test tregon se a ka sëmundje apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *