Mure të zbukuruara dhe donacion me Ipad për nxënësit e SH.F “Naim Frashëri” në Negotinë

Mure të zbukuruara dhe donacion me Ipad për nxënësit e SH.F “Naim Frashëri” në Negotinë

Shkolla fillore “Nami Frashëri” në fshatin Negotinë, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i inkurajuar nxënësit e për mësim, duke i pikturuar muret e oborrit të shkollës me fjalë motivuese “lexo”, kopretinë librash, nxënës me libra e lapsa në dorë e nota muzikore. Gjithçka është realizuar brenda një muaji. Për ilustrimin e këtyre mureve, janë angazhuar 19 nxënës nga kjo shkollë dhe të shkollës së mesme “Naser Ademi” nga po i njejti fshat, të cilat funksionojnë në të njejtin objekt dhe pesë mësimdhënës, të cilët sot janë dekoruar me mirënjohje për punën e tyre. Drejtori i shkollës fillore “Naim Frashëri”, Bejtulla Kamberi uroi që pas pandemisë nxënësit kur të kthehen në bankat shkollore, muret e reja në hyrje të shkollës, t’u japin atyre mesazhin për rikthimin në normalitet.

Nxënësja Nura Ebibi theksoi se çdo nxënës nga çdo paralele, që janë të spikatur me talent në art figurativ janë treguar të gatshëm të angazhohen për të krijuar vizatime në murin e shkollës që mjedisi të duket sa më i bukur.

Ndryshe, rreth 34 nxënës të shkollës të cilët kanë kushte të rënda sociale, përmes një donacioni nga një bamirës nga fshati Negotinë, janë pajisur me Ipad, të cilët do t’u shërbjenë për ndjekje të mësimit nga distanca.

Drejtori Kamberi tha se nxënësit të cilët nuk kanë poseduar pajisje për mësim online, çdo javë nga shkolla janë furnizuar me materiale që mos mbeten pas me procesin mësimor.

Donacioni i IPadeve me vlerë rreth 2500 euro, nxënësve do tu shpërndahet gjatë ditës së nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *