Muslimanët kanadezë spikatën në zgjedhjet e përgjithshme: dhjetë prej tyre u bënë parlamentarë

Muslimanët kanadezë spikatën në zgjedhjet e përgjithshme: dhjetë prej tyre u bënë parlamentarë

Liberalët dolën fitues në zgjedhjet e përgjithshme në Kanada, të zhvilluara në fillim të kësaj jave, dhe kreu i tyre, Justin Trudeau, do të jetë kryeministri i ri i vendit. Këto zgjedhje qenë të suksesshme dhe për bashkësinë muslimane kanadeze, që nxori më së paku dhjetë fitues.

Mes dhjetë parlamentarëve të rinj muslimanë janë katër gra, dhe një vështrim i shkurtër na njeh me të tërë ato.

Maryam Monsef, një kanadeze afgane, u bë e para deputete femër në historinë e Peterborough-tit, Maryampasi mundi kandidatin konservator Michael Skinner.

30-vjeçarja është bashkëthemeluesja e Red Pashmina Campaign, që mblodhi mbi 150.000 dollarë për gratë dhe vajzat në Afganistan.

E diplomuar në Trent University, ajo u bë parlamentarja më e re.

“Sot nuk është fundi, është në të vërtetë fillimi. Fillimi i një goxha pune të madhe për të përmbushur angazhimet që kam bërë,” tha ajo në fjalën e fitores.

AhmedAhmed Hussein u zgjodh për liberalët në York South-Weston, dhe u bë i pari deputet kanadez me origjinë somaleze.

Një avokat dhe aktivist i lindur në Somali, ai u shfaq si një udhëheqës bashkësie pasi bashkëkrijoi në vitin 2002 Regent Park Community Council.

omar

Omar Alghabra, një inxhinier mekanik, fitoi si kandidat i liberalëve në Mississauga Centre. Aktualisht ai është një mësimdhënës i jashtëm i spikatur në Ryerson University.

iqraIqra Khalid, e porsazgjedhura deputete e liberalëve, fitoi në një fortesë të konservatorëve, në Mississauga-Erin-Mills. Khalid, një kanadeze me origjinë pakistaneze, u diplomua në vitin 2007 në York University. Ajo ka mbajtur një seri postesh vullnetare gjatë veprimtarisë së saj shoqërore.

majid

Majid Jowhari është një biznesmen musliman i zgjedhur për liberalët në Richmond Hill, duke u bërë i
pari deputet kanadez iranian në vend. Jowhari është i përfshirë aktivisht në bashkësinë lokale.

yasminYasmin Ratansi, e cila ka qenë dhe më herët deputete në Dhomën e Komuneve, nga viti 2004 në 2011-ën, u zgjodh në Don Valley East. Gjatë atyre viteve ajo pati drejtues një sërë komisionesh.

arif

Arif Virani, një aktivist musliman i të drejtave të njeriut, u zgjodh për liberalët në Parkdale-High Park. Duke njohur mirë një numër gjuhësh, ai ka punuar si analist e si investigues. I ardhur në Kanada si një refugjat nga Uganda, ai i përmbylli studimet e tij në Universitetin e Torontos.

salmaSalma Zahid është një kanadezo-pakistaneze, e zgjedhur deputete për liberalët në Scarborough Centre. Nënë e dy fëmijëve, ajo është këshilltare e qeverisë në Ontario në një sërë fushash.

“Familjet e Scarborough-tit votuan sonte për ndryshimin e vërtetë… Do të punoj fort për të dhënë rezultatet që ato meritojnë,” u tha ajo të mbledhurve për të festuar fitoren e saj.

ali ehsassi

Ali Ehsassi, një anëtar aktiv i Partisë Liberale për dekada, e fitoi mandatin e tij në Willowdale.

marwanMarwan Tabbara është një politikan me origjinë libaneze, dhe në zgjedhjet e fundit doli fitues për liberalët në Kitchener South Hespeler.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *