Muslimanët shënojnë Vitin e ri Islam – Hixhri 1442

Muslimanët shënojnë Vitin e ri Islam – Hixhri 1442

Besimtarët musliman shënojnë Vitin e Ri Islam. Viti i Ri Islam fillon në ditën e parë të muajit Muharrem i cili llogaritet muaji i parë në kalendarin Islam. Shumë muslimanë përkujtojnë këtë ditë për të përkujtuar madhështinë e këtij muaji si dhe emigrimin e e të dërguarit të fundit  Muhammedit  (paqa qoftë mbi të) të bërë nga Mekka në qytetin Medina, në vitin 622 të kalendarit gregorian.

Shpërngulja e Profetit Muhammed (a.s) dhe muslimanëve të parë nga Meka në Medinë, Hixhreti, është pikënisja e llogaritjes së kalendarit musliman, ndërsa kjo ngjarje historike nënkupton fillimin e epokës së tyre.

Viti sipas Hixhrit zgjat rreth 354 ditë, përbëhet prej 12 muajsh dhe për njëmbëdhjetë ditë është më i shkurtër se kalendari diellor.

Me rastin e Vitit të ri Islam, nëpër xhamitë lexohet Kurani dhe përgatiten programe të veçanta dhe ligjërata në lidhje me ngjarjen e Hixhrit. Kjo praktik sivjet ndryshon për arsye të pandemisë nga Covid 19.

Njoftimi vjen nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut. Nga atje thonë se edhepse në plan programin e BFI ishte e planifikuar mbajtja e Akademisë Solemne për hir të këtij evenimenti, ajo anulohet për shkak të situatës së krijuar me Kovid 19.

Rijaseti i BFI ka vendosur që ta anulojë këtë manifestim, duke pasur në mendje dhe prioritet shëndetin e besimtarëve tanë. Me këtë rast Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, u.d. Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, Rijaseti i BFI dhe tërë Bashkësia Fetare Islame në RMV, ua urojnë Vitin e Ri Islam Hixhri 1442 të gjithë besimtarëve në vend dhe diasporë si dhe tërë muslimanëve anembanë Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *