Nani Print dhuron 55 kompjuterë për familjet në nevojë

Nani Print dhuron 55 kompjuterë për familjet në nevojë

Në mjediset e Qendrës Tregtare, ETC – Elkos Group Gostivar, u bë prezentimi i donacionit të 55 kompjuterave të cilat kompania Nani Print në Gostivar i dhuroi për familjet të rezikuara sociale.

Qëllimi i këtij aksioni është që ti ndihmojmë nxënësit nga familjet sociale që të fillojnë ta ndjekin mësimin dhe të mos mbeten pas moshatarëve të tyre. Në takimin që kishim me drejtuesit e komunës së Gostivarit, respektivisht Këshillin koordinativ për distribuimin e ndihmave, pasi prezentuam idenë tonë

rreth donacionit, u dakorduam që ata të përpilojnë një list me emrat e nxënësve të cilëve do tu duhet tu ndajmë nga një kompjuter, tha drejtuesi i Kompanisë “Nani Print”, Qenan Sadiku.

“Duke parë vështirësitë me të cilën ballafaqohen njerëzit në këtë kohë pandemie, me theks të veçantë fëmijët, të cilët u ballafaquan me mësimin on line dhe mungesën e paisjeve për këtë formë mësimi, ne si kompani vendosëm që sivjet investimet për kompaninë tonë ti shyjmë për një afat tjetër, dhe mjetet nga ky investim t’ua dhurojmë nxënësve, respsektivisht për familjet me rrezik social të

ndajmë 55 kompjuterë. Nga momenti që ne e promovuam në publik informacionin se do të ndajm 55 kompjuterë, kemi patur shumë thrrje e kërkesa. Nisur nga kjo dhe nga fakti se sasia e kompjuterëve është e kufizuar, ne kemi vendosur të bëjm selektim dhe së bashku me drejtuesit e komunës së Gostivarit ti përzgjedhim nxënësit të cilëve do tu ndajmë kompjuter. —–Ju njoftojmë që përparësi do të kenë familjet me më tepër femijë, sepse kështu do të përfshihen më tepër fëmij që do ti ndjekin mësimet on line”, tha Sadiku.

Sa u përket kompjuterëve ata janë të përdorur dhe janë të brendeve LENOVO dhe HP. Janë me procesor i3, memorje prej 4GB, harddisk prej 250 GB, monitor LCD 17 inç, tastaturë, maus dhe dëgjueset me mikrofon janë të reja. Kompjuterët janë me sistem operativ të instaluar me programe përcjellëse si Office, Zoom, Skype dhe antivirius, pra të gatshme për të filluar me ndjekjen e mësimit on line.

Nani Print është kompani me vëllim të vogël, me më tepër veprimtari. Veprimtari bazë e kompanisë është përpilim i programeve për evidencë, fiskalizim, shitje dhe servisim i kompjuterave dhe pos sistemeve, si dhe shtyp digjital i formateve të mëdha (shtypshkronjë digjitale). Pjesë e kompanisë është edhe shitorja me dhurata dhe rekvizite për solemnitete të ndryshme familjare që ndodhet brenda qendrës tregëtare “ETC” në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *