Inxhinierët e NASA-s, edhe pse janë ndër më të mirët në botë, megjithatë kërkuan ndihmën e të gjithë banorëve të botës të ndihmojnë ata për të krijuar një koloni në Planetin e kuq, raporton Anadolu Agency (AA).
NASA ka shpallur një konkurs për të mbledhur idetë më të mira në lidhje me atë se çfarë mund të bëjnë njerëzit me materialin e gjetur atje.
“Shpikësit mund të propozojnë që të përfitojnë nga regoliti, material i grimcuar si rëra apo basalti, një shkëmb që u formua nga ftohja e llavës, dhe prej tyre të bëjnë një pistë për modul në hapësirë”, shkruan në faqen e konkursit.