Nata e Kadrit, kompania Ako Gradba gostit me hallvë qytetarët

Nata e Kadrit, kompania Ako Gradba gostit me hallvë qytetarët

Me iniciativë të kompanisë “Ako Gradba” nga Gostivari, është përgaditur hallvë për të shënuar natën e madhe të Kadrit, ndërsa me hallvën e përgaditur janë gostisur të gjithë kalimtarët e rastit. Përgaditja e hallvës në Natën e Kadrit është një traditë e cila praktikohet nga besimtarët e fesë islame.

Nata e Kadrit është një nga datat më të rëndësishme të besimtarëve mysliman. Traditë e kësaj nate, që shënohet sonte, është gatimi i hallvës. Hallva duhet të bëhet para se të hyjë dielli i ditës së re, dhe ndahet me njerëzit e tjerë, në kujtim të atyre që nuk jetojnë më. Ndryshe, Nata e Kadrit në Islam njihet si ditë e cila thuhet se ka vlerën e një mijë muajve, ku shtohen lutjet dhe veprat e mira nga besimtarët mysliman.

Kurani ka një sure të veçantë e cila mban këtë emër dhe përshkruan me hollësi veçoritë e saj. Në këtë natë, Zoti zbret mëshirë mbi robërit e Tij besimtarë, të cilët i nënshtrohen me sinqeritet vullnetit të Tij dhe kërkojnë mënyrat për t’iu afruar Atij.

Vlera më e madhe e kësaj nate është që në të zbriti libri më madhështor, Kurani. Kjo natë vjen çdo vit, për të na kujtuar që ta bëjmë Kuranin udhërrëfyesin tonë drejt Allahut. Kjo natë ka edhe vlera të tjera, që burojnë nga ana kuptimore dhe mbështeten nga Kurani e hadhithi. Nata e Kadrit do të thotë nata e caktimit apo fuqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *