Ndalesa për lëvizje gjatë uikendeve nga ora 16:00 deri në orën 05:00 për të gjithë qytetarët

Ndalesa për lëvizje gjatë uikendeve nga ora 16:00 deri në orën 05:00 për të gjithë qytetarët

Sot dhe nesër ndalesa për lëvizje në tërë territorin e shtetit do të fillojë në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00, sipas vendimit të Qeverisë për ndalesë të lëvizjes gjatë uikendeve.

Të gjitha institucionet dhe kompanitë private që punojnë gjatë uikendeve, duhet të përshtaten në kufizimet e reja për lëvizje dhe ta përfundojnë procesin e punës më së voni deri në orën 15:00.

Bujqit që kultivojnë kultura kopshtare dhe kanë aktivitete të lidhura me prodhimtarinë në serra janë të liruar nga ndalesa e lëvizjes gjatë uikendit nga ora 16:00 deri 05:00.

Sipas konkluzionit të Shtabit koordinues kryesor të krizave punëtorët gjatë ndalesës së lëvizjes do të mund të shkojnë në vendet e tyre të punës vetëm me leje të veçanta për kryerje të ndërrimit ose natën. Të gjitha ndalesa e sjellura paraprake dhe kufizimet, mbesin në fuqi. Vendimin Qeveria e solli në seancën e saj të 28-të, të mbajtur më 25 mars, për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit (Kovid-19).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *