Ndalohet edhe për Gostivarin hudhja e mbeturinave në Rusino

Ndalohet edhe për Gostivarin hudhja e mbeturinave në Rusino

“T’i thoni drejtorit tuaj se nga sot edhe Gostivari nuk mund të hedh mbeturina në Rusino”.

Ky mesazh u përcjellë sot nga Iniciativa qytetare “Stop Rusino – Ajër i pastër në Gostivar”, të cilët nga dita e sotme e kanë lëshuar trarin edhe për Gostivarit që të mos dërgojë mbeturina në “Rusino”. Vendimi i fundit i iniciativës vjen pas deklarimit të një dite më parë të ministrit të ekologjisë Naser Nuredini se “Rusino” si deponi rajonale do të funksionojë edhe për 10 vite të tjera. Fatbi Iljazi nga Iniciativa “Stop Rusino”, tha se ata nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre duke shprehur pakënaqsi edhe ndaj pushtetit lokal të Gostivarit. Ata janë shprehur kundër edhe mbi themelimin e ndërmarrjes së re e cila duhet të menaxhojë me mbeturinat e Pollogut. Kërkojnë nga Këshilli komunal i Gostivarit, i cili të premten e javës tjetër duhet të diskutojë mbi këtë pikë, mos i votojnë emrat e anëtarëve që duhet të jenë pjesë e saj.

Duke komentuar deklaratën e ministrit Nuredini, Iljazi tha se si pushteti lokal ashtu edhe ai qendrorë duhet të jenë shumë të kujdesshëm në hapat e ardhshëm, pasi me “Rusinon” janë duke ngulfatur një qytet të tërë.

Iniciativa qytetare “Stop Rusino – Ajër i pastër në Gostivar”, për të martën e javës së ardhshme kanë paralajmëruar protestë me bllokim rrugësh në Gostivar. Iljazi i bëri thirrje kryetarit të Gostivarit dhe këshilltarëve komunal të bashkangjiten me ata, për siç ai tha, të dëshmojnë nëse janë me qytetarët ose jo.

Disa nga partitë politike të cilat kanë përfaqësuesit e tyre në Këshillin komunal të Gostivarit thonë se qendrimin mbi emërimin e 11 anëtarëve të Këshillit drejtues dhe pesë antarëve të Këshillit mbikqyrës të ndërmarrjes së re, do të kenë nga fillimi i javës së ardhshme. Këto anëtar, nuk kanë kaluar vetëm në Gostivar, tetë Këshillat e komunave tjera të Pollogut, këtë pikë e kanë kaluar kohë më parë. Ndryshe, bllokimi i deponisë ka nisur që nga 2 gushti i këtij viti, ku asnjë komunë e Pollogut nuk është lejuar të hedh mbeturina në “Rusino”, me përjashtim të Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *