“Ndërrimi i emrave të shkollave, dhe kontestimi i tyre lojëra politike për manipulim”

“Ndërrimi i emrave të shkollave, dhe kontestimi i tyre lojëra politike për manipulim”

Sot në konferencë për shtyp, sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari u përgjigj në pyetjen e gazetarëve sa i përket çështjes së ndërrimit të emrit të shkollave. Taravari theksoi se ndërrimi i emrave është dashur të bëhet më herët, duke pasur parasysh se BDI 18 vite e ka pasur këtë mundësi në dorë.

“18 vite nuk i ndërroi emrat e shkollave, duke i pasur të gjitha pushtet në dore, si atë lokal, qendror dhe duke i pasur të gjitha instrumentet e pushtet nuk arritën të ndryshojnë emrat e shkollave. E tash një muaj para zgjedhjeve i ndryshojnë emrat. Për këtë veprim unë i përshëndes, megjithëse është dashur shumë më herët ta bëjnë një gjë të tillë e jo tani”, tha sekretari gjeneral Arben Taravari.

Veç kësaj, Taravari shtoi se kontestimi i partnerit qeverisës të BDI-së, është jo korrekt ndaj popullatës shqiptare, duke i quajtur veprimet e tyre lojëra politike për manipulime.

Arben Taravari gjithashtu theksoi se veç ndërrimit të emrave, BDI është dashur të merret edhe me infrastrukturën e shkollave, higjienën dhe kushtet, që shkollat shqiptare të mos përfundojnë në gjendje të mjerueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *