Ndërron jetë imami i fsh. Çajlë , H. Bari ef. Jakupi

Ndërron jetë imami i fsh. Çajlë , H. Bari ef. Jakupi

“Të All-llahut jemi dhe tek Ai është kthimi jonë”

Sot (e xhuma) 20.03.2020, në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë imami i fsh. Çajlë, H. Bari ef. Jakupi.

Bari ef. Jakupi u lind më 04.01.1959 në fshatin Balindoll. Shkollën fillore e kreu në SH.F. “ISMAIL QEMALI” në Gostivar, kurse të mesmen në Damask të R. së Sirisë në vitin 1979.

Më pas vazhdon studimet në Univerzitetin e Az’harit në Kajro – Dega e Tefsirit në vitin 1984.

Me kthimin e tij në vendlidje, punësohet si imam në Xhaminë e fshatit Balindoll në kohëzgjatje prej 5 viteve. Prej vitit 1997, punësohet si imam, hatib, vaiz dhe mualim në Xhaminë e fsh. Çajlë II, ku edhe sot e kësaj dite e kreu me nder e përgjegjësi deri më sot. H. Bari ef. Jakupi ishte edhe anëtar i Muftinisë së BFI-Gostivar. Varimi bèhet me Ikindinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *