Ndërron jetë këngëtari gostivaras, Izmit Salihu

Ndërron jetë këngëtari gostivaras, Izmit Salihu

Familjarët njoftuan që ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës doajeni i mirënjohur i muzikës shqipe, këngëtari gostivaras, Izmit Salihu, transmeton Gostivari Sot

I ndjeri ishte ndër anëtarët e parë dhe më të vjetër të Shoqërisë Kulturore Artistike “Besa”, nga Gostivari, të cilët i solli edhe shumë mirënjohje dhe çmime si brenda trojeve shqiptare ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

“Moj Mysibe”, ishte kënga me të cilën u prezantua në vitin 1977 në Radio Televizionin e Prishtinës – RTP, duke prezantuar këtë shoqëri.

Krijimtaria e tij muzikore vlerësohet si një thesar të mirëfilltë në muzikën shqipe. Tingujt e këngës së mirëfilltë shqipe dhe hapat e këngëtarit Salihu, nëpër Gostivarin e bukur e historik, përcjellin emocione jo vetëm te adhuruesit e zhanrit popullor. Kënga e Salihut është tejet e rëndësishme dhe në shërbim të pasurimit të vlerave të muzikës së mirëfilltë shqiptare.

Izmit Salihu u takon atyre njerëzve që duke kultivuar muzikë të mirëfilltë shqiptare, ruajtën vlerat e mirëfillta të kulturës sonë muzikore.

Salihu bëri publikun për vete me zërin unik. Saliu së fundmi realizoi duete popullore me këngëtaret e njohura shqiptare Naziktere Iseini, Severxhane Laçi, Ylmize Tafallari, Mërgime Emini, Rovena Hoti dhe Shpresa Gjoni, duke sjellë në skenë këngë të vjetra të gurrës popullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *