Në “ETC” Gostivar, nuk ka rritje çmimesh

Në “ETC” Gostivar, nuk ka rritje çmimesh

Edhe përkundër faktit se shumë biznese kanë rritur çmimet e produkteve ushqimore dhe higjienike pas blerjeve me shumicë nga qytetarët, qendra tregtare ETC në Gostivar, vazhdon t’u shërbejë klientëve të saj, me të gjitha artikujt e nevojshëm dhe mbi të gjitha me çmime të lira.

Besnik Reka, menaxheri i ETC-së për Maqedoninë e Veriut, pohon se kohëve të fundit ka pasur një fluks më të madh të blerësve, përshkak të gjendjes së përhapjes së Covid 19-tës, por qendra tregtare ETC është gjithmonë e përgatitur.

Për të respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga Koronavirusi, në ETC janë rritur dukshëm dhe masat e higjienës, thotë Reka. Ai apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rekomandimet mbrojtëse ndaj virusit të ri dhe të furnizohen me produkte sipas nevojës.

Kujtojmë se ETC Gostivar, do të punoj me orar të rregullt pune, duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 23:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *