Në Gostivar nuk ka më ndërtime pa leje

Në Gostivar nuk ka më ndërtime pa leje

Komuna e Gostivarit kërkon të ketë një “Google Map” për Gostivarin, përmes së cilës do të dihej çdo objekt cilën periudhë është ndërtuar. Kjo formë, sipas kryetarit të Gostivarit, do të ndalohte keqpërdorimet që bëhen me objektet e ndërtuara pa leje ndër vite. Ai shpreson se qeveria e re do të mundësoj që kjo formë që e kërkojnë ata, të vendoset në ligjin aktual për legalizim.

Për nëntë vite në Gostivar nga 15.591 kërkesa, vetëm 6.281 objekte janë legalizuar. 3.445 lëndë janë refuzuar pasi dokumentacioni nuk ka qenë i kompletuar. 5.865 objekte do të duhet të presin preiudhën e ardhshme për legalizim, ndërkohë që këtij numri i shtohen kërkesa të reja për çdo ditë. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari thotë se gjatë mandatit të tij nuk ka pasur ndërtime të reja pa leje në Gostivar dhe nënvizon se për 26 muaj gjatë udhëheqjes së tij, janë legalizuar 1.812 objekte.

Taravari është kundër rrënimeve të objekteve të cilët janë ndërtuar nga e kaluara. Shpreson se me ligjin e ri i cili pritet të marrë dritë jeshile në Kuvend, çdo objekt, sidomos ndërtesat kolektive, do të mund të regjistrohen.

Në Komunën e Gostivarit ekzistojnë tre ekipe të cilët shqyrtojnë saktësinë e të dhënave gjatë parashtresave për legalizim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *