Në Gostivar rritet numri i të shëruarve, bie numri i të infektuarve me Covid 19

Në Gostivar rritet numri i të shëruarve, bie numri i të infektuarve me Covid 19

Me të hyrë në vitin 2021 dukshëm u ulën rastet pozitive, duke u rritur numri i të shëruarve nga virusi korona në rajonin e Gostivarit. Për gjendjen stabile flasin edhe shifrat aktuale ku në trajtim spitalor ka vetëm 15 pacientë, prej të cilëve vetëm dy janë në asistencë të oksigjenit. Drejtori i spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi thotë se pas një viti të vështirë që kaluam, situata vendoset në kontrollë dhe ka rënie të madhe të të infektuarve të rinj.

Që nga fillimi i vitit 2021, janë regjistruar 76 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, numër ky që në dy muajt e vitit që lamë pas, shënoheshte brenda një dite.

Autoritetet shëndetsore në Gostivarin presin edhe periudha në vijim të jetë stabile. Nga java e ardhshme pritet të ketë një pasqyrë më reale të gjendjes, pasi edhe nga Komisioni për Sëmundje Infektive njoftuan se deri të hënën e ardhshme do të bëjnë vlerësimin e situatës epidemiologjike të këtij fillimviti.

Nga fillimi i pandemisë në Gostivar janë regjistruar 3829 pacientë të infektuar me koronavirus, 2890 janë shëruar, kurse betejën me virusin e humbën 152 persona. Aktualisht ka 787 raste aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *