Në Gostivar shërbehet “Kuq e Zi”

Në Gostivar shërbehet “Kuq e Zi”

Data 8 tetor duket se ka marrë epitetin e datës shqiptare. Përballja në futboll e kombëtares shqiptare me atë serbe, ka mobilizuar shqiptarët gjithandej ku jetojnë dhe veprojnë. Dita e sotme e cila po karakterizohet si ditë historike për futbollin shqiptar dhe jo vetëm, po shënohet në forma të ndryshme, transmeton Zhurnal.

Në Gostivar, drejtuesit e një restorant kanë vendosur që sot personeli të shërben klientët me kostumet e kombëtares shqiptare dhe me plisa të bardhë. Fjala është për restorantin “Besha Kom” në suaza të kompleksit të Stacionit të Autobusëve.

Vendimi i drejtuesve të lokalit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, të cilët enkas ndalen për të pirë një kafe nga personeli i veshur me veshjet Kuq e Zi të kombëtares shqiptare dhe me plis të bardhë në kokë, njofton Zhurnal.

© ZHURNAL.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *