Në kohë pandemie janë realizuar 340 punësime

Në kohë pandemie janë realizuar 340 punësime

Edhe pse në kushte pandemie dhe kur shumë biznese janë mbyllur ose kanë reduktuar stafin e tyre, në Gostivar ka pasur 340 punësime të reja. Kështu flasin statistikat e Agjencionit për Punësim në Gostivar, nga ku bëjnë me dije se vendet e reja të punës janë kijuar me ndihmë të drejtpërdrejtë finaciare nga shteti, konkretisht masat aktive që ka qeveria për uljen e papunësisë. Drejtuesi i këtij agjencioni në Gostivar, Hisan Amzai e cilëson 2020-tën si një nga vitet më të suksesshme, pasi qytetarët dhe subjektet juridike, thotë ai, kanë pasur interesim të lartë për të shfrytëzuar masat për punësim. Më shumë punësime janë bërë përmes masave për subvencionim të pagave dhe masës për vetëpunësim.

Këto punësim në Gostivar, shtetit i kanë kushtuar afër një milion e gjashtëqind mijë euro.

Edhe përskaj këtyre masave, numri i të papunëve në Gostivar vazhdon të mbetet i lartë. Aktualisht të papunë evidentohen 10.880 persona. Sipas të dhënave zyrtare, më i lartë është numri te personat pa shkollim ose vetëm me shkollë fillore. Me të mesme, ka 2.400 persona të papunë, me studime të kryera 634. Në listën e të papunëve ka të evidentuar edhe 58 magjistra shkence.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *