Në qytetin e Gostivarit ekzistojnë mbi 40 ndotës ekologjik

Në qytetin e Gostivarit ekzistojnë mbi 40 ndotës ekologjik

Në qytetin e Gostivarit ekzistojnë mbi 40 ndotës ekologjik. Për një periudhë shtatë mujore, Departamenti për Ekologji pranë Komunës së Gostivarit ka arritur të identifikon këto ndotës, prej të cilëve pesë janë me leje ekologjik të kategorisë “A” ku bëjnë pjesë fabrikat, 11 me leje “B”, ku bëjnë pjesë guroret, dhe të tjerët janë të ashtuquajtuarat instalime të nënshtruara në përpunimin e elaborative ekologjike, ku hynë edhe furrat e bukës, kompani që prodhojnë ngjyra dhe punëtoritë mekanike. Zudi Xhelili, nga Departamenti për Ekologji pranë Komunës së Gostivarit, sqaroi se ky hulumtim i deritanishëm është bërë që në një të ardhme të afërt të përpilohet Kadastra e ndotësve në Gostivar.

“E kemi përpiluar një listë dhe në Komunën tonë funksionojnë instalime me “A” lele ekologjike, të cilat leje i jep Ministria e Ambientit, pra janë kompetenca të Qeverisë, me “B” leje ekologjike ku bëjnë pjesë guroret dhe bazat për prodhimin e betonit, femat e pulave, etj., dhe kemi listën e ndotësve që u nënshtrohen elaborateve ku bëjnë pjesë fabrika të caktuara që prodhojnë ngjyra e llaqe, prerësit e gurit, përpunuesit e drurit, burektoret, furrat e bukës, punëtoritë mekanike që bëjnë ndërrimin e vajit te automjetet”, deklaron Xhelili.

Për të verifikuar se sa këto ndërmarrje respekojnë lejet e tyre të punës, Xhelili është i mendimit se duhen kontrolle të përforëcuara në terren nga Inspektoriati shtetëror ekologjik, pasi kompetencat e komunës në këtë drejtim janë të limituar, sepse lejet i jep Ministria e Ambientit.

“Ekzistojnë inspektorate të caktuara, Ministria e Ambientit Jetësor ka inspektorët e vetë të cilët instalimeve që u kanë dhënë leje, kanë të drejtë kur të duan t’i kontrollojnë për të parë se sa u përmbahen rekomandimeve dhe rregulloreve të punës. Presonalisht kam vizituar instalime që kanë leje ekologjike të kategorisë “B” pasi te ata kemi qasje dhe në bazë të dokumentoacioni duket se gjithçka është në rregull, por për punën dhe lëshimet e tyre konstatimi duhet të vijë nga Inspektorati ekologjik i cili duhet vazhdimisht të jetë në terren”, shtoi më tej Xhelili.

Me përpilimin e Kadastrës së ndotësve, Gostivari pritet të ketë pos të dhënave të sakta se kush janë ndotësit dhe çfarë lloj ndotje vinë prej tyre.

“Kadastra e ndotësve është një dokument i cili zbulon dhe matë të gjithë elementet nga instalimet e caktuara që janë prezente në ambient. Bëhet fjalë për hulumtim të madh, që duhet të zbulon burimin e ndotësve”, tha Zudi Xhelili, nga Departamenti për Ekologji pranë Komunës së Gostivarit.

Përpilimi i Kadastrës së ndotësve do të shkon paralelisht me përpilimin e Strategjisë Lokale për Ndotje në Gostivar, projekt ky pesë vjeçarë i cili pritet pushtetit lokal ti kushton mbi 20 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *