Në rajonin e Gostivarit evidentohen 147 persona në vetëizolim

Në rajonin e Gostivarit evidentohen 147 persona në vetëizolim

Në vazhdën e mesazheve vetëdijësuese se si të mbrohemi nga rreziku i virusit Korona të njohur si Covid 19 i cili po shënon raste të reja në vendin tonë, zëdhenësi i Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, Fatmir Rexhepi ka apeluar qytetarët të respektojnë rekomandimet mbrojtëse propozuar nga Qeveria.

Rexhepi thotë se personat që nuk respektojnë masat mbrojtëse do të ballafaqohen me implikacione ligjore, duke mos përjashtuar as gjobat.

Rexhepi sqaroi se në rajonin e Pollogut deri sot janë kthyer 442 persona të cilët kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim, prej të cilëve 295 persona në rajonin e Tetovës dhe 147 të tjerë në rajonin e Gostivarit.

Ndyshe nga Sektrori për Punë të Bendshme Tetovë njoftojnë se ekipet policore në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Tregut janë vazhdimisht në terren duke kryer kontrolle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *