Në Tabanoc konfiskohen 120 kilogram duhan të prerë

Në Tabanoc konfiskohen 120 kilogram duhan të prerë

Doganierët në pikën kufitarë Tabanoc, mbrëmë në mesnatë kanë parandaluar një tentativë për të kontrabanduar 120 kilogram duhan të prerë.

“Rreth orës 02:30, pas mesnatës, në dalje të Maqedonisë në pikën kufitare Tabanoc, ka arritur një automjet për ngarkim mallrash me targa të Serbisë, i drejtuar nga shtetasi serb D.M. Për shkak të dyshimit nga deklarata e shoferit se nuk ka asgjë për të lajmëruar për kontrollim dogane, sipas kriterit për analizë dhe rizik, është kryer kontroll detal i automjetit. Gjatë kontrollimit të brendshëm të kabinës, në krevatin e sipërm dhe ndër dyshek janë gjetur 120 pako me nga 1 kilogram, të mbushura me duhan”, ka njoftuar Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë.

Malli përkohësisht është konfiskuar, ndërkaq ndaj kryerësit të veprës ka filluar procedura përkatëse ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *