Negotinë, ekspozitë kolektive për festën e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit

Negotinë, ekspozitë kolektive për festën e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit

Me rastin e Festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së shtetit shqipëtar, shoqata e artistëve figurativ nga Pollogu “Art – Pollogu”, dha një ekspozitë në Negotinë. Ekspozita erdhi në mbëshetje të Pallatit për Kulturë “Shota” të këtij fshati. Drejtori Ali Sinani, ka falenderuar kolegët e tij për pjesëmarrje, dhe uroi të gjithë shqiptarët për festën e ditës së sotme.

Artistët pjesëmarrës shprehin falenderimet e tyre për këtë organizim. Mirsad Osmani nënvizoi se në ditët festive, sidomos ato kombëtare, inspirimi për krijimtari vjen natyrshëm.

Ndryshe, para pallatit për kulturë “Shota” në fshatin Negotinë, ndodhet lapidari i Naser Ademit, heroit të kombit i cili ra dëshmorë në luftën e UÇK-së në vitin 2001.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *