Ishte viti 2001 kur në krye të Muftinisë së Gostivarit erdhi kreu aktual i BFI-së, Shaqir Fetahu. Sukses që i përshkruhet Fetahut është legalizimi dhe marrja e tapisë për gjithsej 73 objekte fetare, siç janë Xhami, Mektebe si dhe objekte ndihmëse, njofton Gostivari Sot.
Një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së tij me Muftininë e Gostivarit, ishte ndërtimi dhe vënia në funksion e Medresesë “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Gostivar. Objekti filloi me ndërtim në 18 mars 2014 ndërsa u hap me 27 shtator 2017.
Nën drejtimin e Shaqir Fetahut u themelua Instituti i Hifzit dhe bukurleximit të Kuranit famëlartë në kompleksin e muftinisë së Gostivarit.
Një angazhim i madh u dha në denacionalizimin e vakëfit pronë e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar. Ky proces u nxit në vitin 2006 deri në vitin 2020 u arritë të kthehen në pronësi Pazari i vogël (Tregu i gjelbër), Parkingu i Muftinisë (përballë Pallatit të Kulturës, dy ndërtesa në qytet, si dhe sipërfaqe pyjore në Simnicë dhe Gjenovicë.