Nën masa të veçanta sigurie në shkollat e mesme u zhvillua afati i parë i regjistrimit

Nën masa të veçanta sigurie në shkollat e mesme u zhvillua afati i parë i regjistrimit

Shkollat e mesme hapën dyertë për semimaturantët. Nga sot deri me datë 19 qershor realizohet regjistrimi në afatin e parë, i cili sivjet zhvillohet nën masa të veçanta sigurie për shkak të pandemisë të Covid 19. Nxënësit regjistrimin në vit të parë në qytetin e Gostivarit mund t’a bëjnë në katër shkolla të mesme publike. Në shkollën e Mesme Komunale “Gostivar” në vitin e parë ka vende të lira për 304 nxënës në 13 paralele.

Shkolla e Mesme Ekonomike Komunale “Gostivar” në vitin e parë shkollor vende të lira për regjistrim ka për 442 nxënës, në disa drejtime atraktive.

Në Shkollën e Mesme Komunale Medicinale “Gostivar”, në vitin e parë do të mund të regjistrohen 272 nxënës,. Interesimi për regjistrim gjatë ditës së sotme ishte i kënaqshëm, thonë pedagogu Shpend Bajrami.

Ndërsa, në Shkollën e Mesme Teknike Komunale “Gostivar” në vitin e parë regjistrohen mbi 700 nxënës. Lindita Tahiri, koordinatore për regjistrimin e nxënësve në vit të parë pranë kësaj shkolle thonë se interesimi gjatë ditës së sotme nga semimaturantët ka qenë i kënaqshëm dhe kështu presin të vazhdon edhe ditëve të ardhshme derisa zgjatë afati i regjistrimit.

Rezultatet e regjistrimit të afatit të parë do të shpallen më 19 qershor. Paraqitja e dytë për regjistrimin e nxënësve do të mbahet më 24 dhe 25 qershor, ndërsa i treti më 1 korrik. Për regjistrim në shkollë të mesme nxënësit duhet të dorëzojnë: fletëparaqitje për regjistrim, dëftesat origjinale nga klasa e V-të deri në të XIX-të, çertifikatë lindje dhe paraqitje, të cilën mund ta marrin nga ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të cilën e plotësojnë vetë. Ndryshe, për shkak të gjendjes me koronavirusin e ri, tre muajt e fundit shkollat kanë ishin të mbyllura dhe mësimi u zhvillua online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *