Nëse nuk ka ligj të përbashkët për bombat, Talat Xhaferi do ta sjell prapë në Kuvend

Nëse nuk ka ligj të përbashkët për bombat, Talat Xhaferi do ta sjell prapë në Kuvend

Nëse deri më 20 tetor nuk sillet ligj i përbashkët për “bombat”, Talat Xhaferi përsëri do ta sjell këtë ligj në procedurë parlamentare, nën përkrahje maksimale të VMRO-DPMNE-së, ka informuar sot deputeti Ilija Dimovski, transmeton Portalb.

Në një bisedë me gazetarët Dimovski ka thënë se 80-90% të cështjeve për mediat dhe rregullores zgjedhore janë në përfundim e sipër dhe pritet vetëm të precizohen.

Sipas tyre, lista zgjedhore është e mirë, por thonë se do të pranojnë cdo propozim që vie nga LSDM.

Nga partia në Qeveri thonë se LSDM me qëllim propozojnë diçka që nuk sjell rezultate.

Në raport me diasporën, VMRO-DPMNE nuk ndërron qëndrimin, gjithçka duhet të jetë si ka qenë, gjegjësisht të ketë 3 deputetë. LSDM kanë propozuar të votohet edhe në diasporë por të mos ketë deputetë.

Më kontestues është propozimi që mundëson që 1 ose 2 persona ta bllokojnë KSHZ-në./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *