Nesër hapet tregu në fshatin Negotinë të Komunës së Vrapçishtit

Nesër hapet tregu në fshatin Negotinë të Komunës së Vrapçishtit

Shtabi Lokal i Krizave pranë Komunës së Vrapçishtit në mbledhjen e fundit të mbajtur gjatë ditës së sotme, ka vendosur të rihapet tregu në fshatin Negotinë.

Ky treg do të vazhdon të jetë në funksion të qytetarëve sikurse edhe më parë, ditave të Diela, kështu që ditën e nesërme ai do të hapë dyert, pas dy muajve sa qëndroi i mbyllur. Ky treg shërben mbi 15 fshatra të komunës së Vrapçishtit dhe hapet një herë në javë.

Autoritetet lokale të Vrapçishtit kanë apeluar që qytetarët së bashku me shitësit t’u përmbahne rekomandimeve zyrtare, të mbajnë patjetër gjatë frekuentimit të tregut maska mbrojtëse dhe distancë fizike prej dy metrave.

Mbyllja e tij edhi si masë preventive për mbrojtje nga pandemia nga koronavirusi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *