Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta përmes një njoftimi në facebook, njofton për fillimin e ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës Gjenovicë – Sërmnovë.
“Filloi asfaltimi i rrugës që do të lidh fshatrat Gjenovicë dhe Sërmnovë. Rruga është me gjatësi prej 4.1 km dhe gjerësi prej 5 metra (3.5 asfalt dhe 0.75 m bankina nga te dy anët). Vlera projektuese e investimit është rreth 24.000.000 denarë ose 400.000 euro dhe fondet janë siguruar nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rekonstruim nëpërmjet Agjencisë së Rrugëve të Republikës së Maqedonisë. Realizuese e punëve është firma “Beton”, nga Shkupi. Urime banorëve të Gjenovicë (Bigorit), Sërmnovës dhe lokaliteteve të tjera përreth.” -njoftoi Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, transmeton TV GLOBI.