Nga dita e nesërme hapen dyert e Xhamive për faljen e namazeve me xhemat

Nga dita e nesërme hapen dyert e Xhamive për faljen e namazeve me xhemat

Pas mbylljes afërsisht dy mujore, besimtarët mysliman që nga dita e nesërme do të rikthehen nëpër xhami për të kryer faljen e namazeve. Edhe pse me kushte të reja për shkak të virusit korona, hapja e xhamive ka gëzuar besimtarët. Mallzim Zendeli, referent pranë Muftinisë së Gostivarit, deklaroi se janë dezinfektuar në kohë të gjitha xhamitë në territorin e Komunës së Gostivarit. Ai tha se besimtarët që do të vizitojnë objektet fetare për kohë të namazit duhet të respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente dhe mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse kundër Covid 19.

Përshkak të orës policore e cila fillon nga ora 19:00 dhe zgjat deri ne 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, Zendeli sqaron se besimtarët do të mund ti falin në xhami vetëm dy namaze ditore si dhe namazin javor të xhumasë.

Ndryshe, xhamitë në territorin e Maqedonisë së Veriut me vendim të Bashkësisë Fetare Islame u mbyllën që nga data 17 mars, si masë preventive për mbrojtje të shëndetit të besimtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *