Ngrohja me dru më me lëvërdi për qytetarët

Ngrohja me dru më me lëvërdi për qytetarët

Nuk ndryshon çmimi i drurit për ngrohje. Edhe pse tymi i oxhaqeve është një ndër ndotësit e ajrit, prapë ngrohja me dru do të mbetet zgjedhja më e parapëlqyer për më shumë qytetarë të Gostivarit.

Çmimi për një metër kub dru, kap vlerën prej më pak se 50 euro nëse sigurohen te ndërmarrja “Pyet Nacionale” dhe mbi 50 euro nëpër depot private. Ky çmim për familjet me gjendje financiare stabile nuk është edhe shumë i lartë, por është i papërballueshëm për familjet me të ardhura më të ulëta.

Nga ndërmarrja publike “Pyjet Nacionale” – njësia “Sharr” në Gostivar, njoftojnë se sivjet te ata qytetarët kanë bërë porosi për 4.000 metra kub dru për ngrohje. Shtojnë se edhe këtë vit çmimet e drunjve mbesin të njëjta dhe se interesimi i qytetarëve është në nivelin e duhur.

“Si pjesë e operacioneve të rregullta, Njësia jonë ka lidhur marrëveshje për blerjen dhe shitjen e druve për ngrohje me qytetarët për një sasi prej rreth 4,000 metra kub dru. Deri më tani janë dorëzuar rreth 3,000 metra dhe deri në mes të shtatorit presim që edhe 1.000 metra tjera të dorëzohen. Çmimi i druve për ngrohje në NP “Pyjet Ncionale” këtë vit është i pandryshuar dhe në depot rajonale për një meter kub dru ahu paguhet 2.370 denarë, kurse për 1 metër kub dru dushku paguhet 2.450 denarë,

thonë nga ndërmarrja publike “Pyjet Nacionale” – Njësia “Sharr” në Gostivar, e cila operon në kuadër të N.P “Pyjet Nacionale” – Shkup dhe administron një sipërfaqe pyjore prej mbi 27,000 hektarë në Komunën e Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrovë – Rostushës.

Ndryshe, përllogaritjet tregojnë se për ngrohjen me dru për një amvisëri në mesatare ndahen 350 euro për një sezon të ngrohjes, ndërsa amvisëritë që ngrohen me energji elektrike ndajnë në mesatare 600 euro për një stinor të ngrohjes, prej muajit tetor deri në muajin mars.

Sipas të dhënave, për një sezon ngrohje në Gostivar, të nevojshme janë rreth 15.000 metra kub dru dhe kjo vetëm përmes shitjes që bëhet nga Pyjet Nacionale, pa mos llogaritur depot private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *