Karateisti Berat Jakupi, është kthyer me rezultat të kënaqshëm nga turneu prestigjioz “Karate 1 Premier League Istanbull Open 2015.
Në turneun prestigjioz të Turqisë, Jakupiu shkëlqeu në të gjitha luftat e zhvilluara. Në luftën e parë mundi karateistin nga Maqedonia Simon Antiq me rezultatin 2-1, në luftën e dytë mundi egjitianin Abdullah Ahmed,bindshëm 6 me 0, në luftën e tretë iranianin Ehsan Haydari 2 me 0, dhe në luftën e katërt me rezultatin 8 me 0 mundi karateistin turk Aktash Ugur. Por shkaku i lëndimit në buzë Berat Jakupi, dorëzoi finalen turkut Usda Aykut.
Jakupi në “Karate 1 Premier League Istanbull Open 2015 përherë të parë u prezantua si anëtarë i klubit “Asiart”nga Gostivari, duke i sjell me këtë rast klubit të tij amë medaljen e parë.